Lajme

Pas takimit me Kurtin, Marta Kos: Viti 2026 do të jetë viti i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionerja evropiane Marta Kos pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se 88% e popullit të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë në çështjet ekonomike, për përparimin demokratik dhe për reformat.

Komisionerja evropiane shkruan se viti 2026 do të jetë viti i mundësive evropiane për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që ndodhem sot në Prishtinë dhe që takova Kryeministrin në detyrë @albinkurti. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë.

88% e popullit të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar nivelin e punës për çështjet ekonomike, për përparimin demokratik dhe për reformat.

Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Ai kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional.

Të Ngjashme