Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi se partia e tij nuk kërkon më asnjë pozitë në qeverisje dhe se do të qëndrojë në opozitë.
Pas vendimit të LDK-së për t’u tërhequr nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe postin e presidentit, ka reaguar ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Në një reagim të saj, Osmani e ka vlerësuar vendimin e LDK-së si një hap për shmangien e zgjedhjeve të reja dhe për zgjidhjen e krizës institucionale.
Ajo ka theksuar se përgjegjësia politike nuk duhet të shihet vetëm në raport me interesat e momentit, por edhe me atë që u lihet brezave të ardhshëm.
Postim i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin.
Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë.
