Lajme

PDK mbyll fushatën në Prishtinë, Hamza premton ndryshim dhe fund të krizës

 

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se ky moment shënon fundin e një periudhe krize dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.

Ai u shpreh se partia e tij është e gatshme të sjellë ndryshim në qeverisje dhe paralajmëroi fillimin e një faze të re politike, duke theksuar edhe nevojën për llogaridhënie për pushtetin aktual.

Hamza tha se PDK synon të udhëheqë qeverinë e ardhshme dhe se “ndryshimi i madh” do të nisë pas zgjedhjeve.

Të Ngjashme