Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se çështjet që lidhen me formimin e institucioneve dhe situatën politike në vend është dashur të trajtohen me më shumë seriozitet.
Hamza tha se PDK-ja do të shkojë në sallën e Kuvendit dhe pret që të votohet ligji për Dhomat e Specializuara, me qëllim që kjo çështje të përmbyllet.
“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ne nga kjo pikë do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ta përfundojmë këtë çështje”, tha Hamza.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Hamza bëri të ditur se për PDK-në, emri i Besa Shiroka-Pulës është i pranueshëm për presidente.
Ai shtoi se, me qëllim të zhvillimit të procedurave dhe plotësimit të kushteve për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja do të propozojë si kundërkandidate edhe deputeten Eliza Hoxha.
“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ajo është një emër i pranueshëm për presidente. Përveç kësaj, me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, u shpreh ai.
Hamza tha se tashmë PDK-ja do të jetë në Kuvend dhe pret pjesëmarrjen e deputetëve të partive të tjera për të vazhduar procedurat.
