Finalja e madhe e “Ferma VIP” po sjell emocione dhe surpriza të shumta për finalistët.
Për të mbështetur Ilir Shaqirin në këtë natë të rëndësishme, në studio ka mbërritur një emër shumë i dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për ikonën e muzikës popullore, Merita Halili, e cila ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pranë tij në finalen e madhe.
Prania e artistes së njohur i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes finale, ndërsa publiku e ka pritur me duartrokitje të ngrohta.
Finalja e “Ferma VIP” vazhdon me emocione të forta, teksa finalistët presin vendimin që do të shpallë fituesin e madh të këtij edicioni.
