Në sezonën e verës, kur fitimet janë të shumta për këngëtarët të cilët janë të angazhuar me koncerte e projekte të shumta, tre prej emrave të njohur të industrisë së muzikës shqiptare vendosën të largohen nga muzika brenda një muaji.
I pari ishte reperi Nushi, i cili përmes një postimi njoftoj se më nuk do të merrej me muzikë duke mos treguar arsyet e këtij vendimi.
I dyti ishte këngëtari i shumë hiteve Alban Ramosaj, ai kishte treguar se për të ky vendim nuk ishte aspak i lehtë, dhe se asyeja ishte mungesa e kreativitetit për të sjellë dicka të re.
Si duket Albani ka tërhequr këmbën zvarrë.
Pasi brenda një muaji edhe një personazh i show bizit shqiptar vendosi të largohet përfundimisht nga muzika. Bëhet fjalë për reperin Fero. Ai gjatë ditës së sotme njoftoj se nuk do të bëjë më muzikë pasi që kishte filluar studimin e fesë islame dhe se tani do ti përkushtohej vetëm asaj.