Lajme

“Për parashikime më pyesni mua” – Bahtiri: LVV-ja do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 53 për qind

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se LVV-ja do të dalë fituese bindëse në zgjedhjet e 7 qershorit.

Bahtiri tha se pret që partia të marrë mbi 53 për qind të votave, duke u bazuar, sipas tij, në parashikimet që kishte bërë edhe në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Bahtirit, rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit do të konfirmojnë edhe një herë mbështetjen qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, LVV-ja do të arrijë rezultat edhe më të lartë krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore.

“Rezultati në këto zgjedhje do të jetë shumë më bindës. Sa herë e kam thënë, ashtu ka dalë. Për rezultatet e vitit 2025, kur  u mbyllën kutitë dolën shumë exit polle dhe shumë mendime se si do të dalë rezultati – dikush 43%, dikush 33%, unë pas një minute e kam e kam bërë një status se uragani po vie 52 ballë dhe doli 51 e diçka. Për këto parashikimi më pyesni mua. Në zgjedhjet e 7 qershorit, rezultati do të jetë mbi 53% për LVV-në”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të Ngjashme