Për të katërtën herë radhazi, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur para hyrjes së Qeverisë, duke kërkuar, siç thonë ata, rikthimin e rendit kushtetues.
Sipas një postimi në Facebook, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend.
“Edhe sot, bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake!”, thuhet në postim.
Sot, në protestën e deputetëve të PDK-së, iu është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës.
