Ka nisur finalja e madhe e Eurovisionit, ku Shqipëria ka performuar si e pesta në skenë.
BBC i ka kushtuar një artikull me përshkrim pozitiv performancës së artistit shqiptar duke e quajtur atë si emocionuese.
“Pas baladës prekëse të Alisit, Nân, fshihet një histori personale, e cila tregon historinë e një nëne që qëndron në prag të derës, duke pritur që fëmija i saj të kthehet në shtëpi. Është një histori e njohur në Shqipëri ku, që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar”, shkruan BBC.
