Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, këtë të premte zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politik të PS-së ministrat e kabinetit qeveritar, disa ditë pasi i mblodhi në Tushemisht të Pogradecit.
Raportohet se kryeministri i ka lënë porosi ministrave dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që të kenë në fokus platformën “Pasqyrë Albania”, e cila është një platformë e re qeveritare që synon mbledhjen, trajtimin dhe ndjekjen në kohë reale të ankesave dhe kërkesave të qytetarëve ndaj administratës publike.
Gjithashtu një rëndësi të veçantë, kreu i qeverisë iu ka këkuar të pranishmëve në takim t’i kushtojnë edhe dokumentit strategjik ‘’Besa’’.
Kujtojmë që në fillim u raportua se mbledhje do të mbahet në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa më pas u tha se do të mbahet në Pallatin e Brigadave, por duket se kreu i qeverisë i ka surprizuar të gjithë me vendin ku po zhvillon.
