Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar, që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë, thotë se shqyrtimi ka përfunduar dhe gjykata është tërhequr për të marrë vendimin, që ende nuk dihet se kur mund ta shpallë.
“Sapo u përmbyll me sukses çështja që është në shqyrtim për masën e sigurimit personal për të arrestuarit në protestë. Është konstatuar nga ana e avokatëve paligjshmëria e arrestimit në flagrancë dhe mosvendosja e sigurimit për këta persona. Gjykata në këto momente është tërhequr në dhomën e këshillimit për të caktuar masat e sigurisë dhe për arrestin në flagrancë”, tha avokati.
See also Sali Berisha flet kundër pastrimit të parave, por 17 komplekset e dhëndrit Malltezi janë nën hetim nga SPAK për fondet e drogësAvokati tha se Prokuroria ka ulur sërish numrin e të arrestuarve për të cilët kërkon arrest në burg, me arsyetimin se njëri prej tre protestuesve, për të cilët u kërkua ajo masë sigurimi personal, ka fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe duhet të kujdeset për ta.
Me shumë gjasë, protestuesi në fjalë mund të jetë Altin Hila, i cili në ditën që u arrestua u dëgjua duke thënë: “Ka ikur nusja në punë, 2 kalamajtë e vegjël janë vetëm te shtëpia, ju lutem, spitali i Durrësit, shkoni te fëmija, unë nuk kam problem, rri sa të duash në burg, po fëmija mos të vdesë.”
See also Tronditet sërish Turqia, një tjetër sulm me armë në shkollë, katër viktima dhe disa të plagosur“Vetëm për 2 persona është kërkuar masa shtrënguese ‘arrest në burg’, për njërin ‘arrest në shtëpi’”, është kërkesa e prokurorëve, sipas avokatit.
