Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë më 30 qershor, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar.
Familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde, pasi kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit janë shumë të larta.
“Motra ime, një infermiere pediatrie 26-vjeçare, e cila ia kushtoi jetën e saj kujdesit për foshnjat e porsalindura, tani po lufton për të shpëtuar të ardhmen e saj pas një aksidenti shkatërrues me autobus që i la atë dhe nënën me amputime që i ndryshuan jetën. Motra ime, Oriada, dhe nëna ime, Floresha, kanë nevojë urgjente për operacione të mëtejshme shpëtimtare. Çdo operacion u jep mjekëve një shans tjetër për të shpëtuar sa më shumë jetë, lëvizshmëri dhe pavarësi të jetë e mundur.” thuhet te njoftim.
See also Në kohën e ajrimit, ish-ministri Beqaj luan shah në burgun e DurrësitSi pasojë e aksidentit, të dyja kanë humbur nga një këmbë. Gjendja e 26-vjeçares mbetet veçanërisht e rëndë, pasi ajo ka dëmtime serioze edhe në këmbën tjetër, si dhe fraktura në kofshë dhe legen, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj në një spital të specializuar jashtë vendit.
Ndërkohë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka bërë një thirrje për dhurim gjaku për Oriadën, duke iu drejtuar veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
“Oriada Lazaj, infermiere në Reanimacion në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ka nevojë urgjente për gjak, pa rëndësi grupi i gjakut. Dhurimi mund të kryhet në çdo spital apo klinikë në Greqi që disponon bankë gjaku, në emër të Oriada Lazajt, ndërsa gjaku do të transportohet sipas procedurave përkatëse drejt spitalit ku ajo po trajtohet.”
See also Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! 40 shtete në gjendje të jashtëzakonshmeKur ndodhi ngjarja?
Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë dhe anasjelltas u regjistrua mesditën e 30 qershorit. Redion Hasimi, 36 vjeç dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa drejtonte minibus me pasagjerë, të cilët i kishte marrë në Berat për t’i sjellë në Tiranë.
12 pasagjerë mbetën të plagosur, më i vogli ndër ta, një fëmijë i mitur rreth 9 vjeç me dëmtime të rënda. Ai u transportua në një spital privat në Tiranë pa shenja jete, por mjekët bënë mrekulli duke e rikthyer në jetë përmes procedurave të reanimimit, dhe më tej u dërgua në Spitalin e Truamës, në gjendje kritike për jetën.
