Lajme

Përparim Rama emëron Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Prishtinës

Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur kryetari Përparim Rama, i cili ka thënë se po fillojnë një bashkëpunim të ri politik me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim zhvillimin e Prishtinës.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës. Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të së mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e nënkryetares së kryeqytetit, duke sjell me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare. Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përvoja e saj në kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka thënë përparim Rama.

Të Ngjashme