Përurimi i Unazës së brendshme të kryeqytetit, i paralajmëruar nga Komuna e Prishtinës, të fillonte sonte në orën 20:30, u shty për gjysmë ore dhe do të nisë në orën 20:30.
Në këtë përurim pritet të jenë të pranishëm edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe bartësja e listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani, të cilët kthehen nga aktiviteti në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se përurimi bëhet në fund të rrugës “Nora e Hotit”, në vendlidhjen e saj me Unazën Qendrore, te fillimi i urës në drejtim të rrethrrotullimit të “Dukagjinit”.
Unaza e brendshme e kryeqytetit konsiderohet njëri prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore.
