Lajme

Pesë komisione parlamentare mbajnë mbledhje, ky është rendi i ditës

Pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje sot.

Sipas kalendarit zyrtar të Kuvendit, aktivitetet nisin në orën 09:30 me mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në rend dite është miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit, si dhe pika “Të ndryshme”.

Dy komisione të tjera do të mblidhen në orën 10:00.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, ndërsa Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë dhe miratojë fushëveprimin e komisionit.

Në orën 11:00 është njoftuar mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, ku në rend dite janë miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit dhe pika “Të ndryshme”.

Ndërkaq, në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. Edhe ky komision do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, krahas miratimit të rendit të ditës dhe pikës “Të ndryshme”.

Të Ngjashme