Lajme

Policia gjen armë në shtëpinë e një të dyshuari në Shtime

Mbrëmë rreth orës 23:18, policia ka pranuar një informacion për dy armë zjarri që ndodheshin në një shtëpi në Shtime.

Pas veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e tipit AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë, me një karikator të zbrazët.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj personit R.B., (57 vjeç) është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse policore të stacionit në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Të Ngjashme