Lajme

Plani hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i gatshëm për shqyrtim publik

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet.

Ajo ka thënë se ministria ka përfunduar Planin Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”  dhe se ai,  tashmë është i gatshëm për Shqyrtim Publik.

“Ky dokument është vizion i qartë kombëtar: Mbrojtje e pakompromis, i cili siguron mbrojtjen e pacenueshme të 450 hektarëve të historisë sonë në Prekaz të Poshtëm, Klinë të Ulët dhe Skenderaj. Projekti trajton mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë, që 1,277 banorët e zonës të jetojnë dhe të prosperojnë me dinjitet”, ka shkruar ajo..

Ajo ka thënë se pas shqyrtimit publik, do të kalohet  në Planet Rregulluese të Hollësishme.

“Integriteti i Kompleksit nuk do të lihet më kurrë në mëshirë të ndërtimeve të pakontrolluara. Përmes këtij projekti po sigurojmë që sakrifica sublime e Jasharëve dhe identiteti shtetëror i Republikës së Kosovës të mbrohen me ligj dhe t’u lihen të pacenuara brezave që vijnë”, ka shkruar ajo..

 

Të Ngjashme