Lajme

PLAS KEQ NË STUDIO/ “Çfarë kërcënimesh i bën Spiropalit?”, sherri i egër mes Mziut dhe gazetarit kalon çdo limit!

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe gazetari Bardh Sejdarasi patën një debat të fortë nëse kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen apo jo.

Debati në studio:

Sejdarasi: Ne e dimë si e ka Kushtetuta dhe si e ka ligji në Shqipëri, që kryeministri ikën pas zgjedhjeve. Pra, votohet, humbet votimin dhe ikën. Nuk është kryeministër.

Mziu: Po pse, nuk ka raste që jep dorëheqjen kryeministri? Sa qeveri kanë ikur për shkak të protestave?

Ja ku e ke tani në Angli. Për shkak të reagimit, dha dorëqjen. Jemi i vetmi vend që kemi 14 vite një qeveri.

See also  Kthesë e fortë në dosjen e bujshme, Apeli merr vendimin e papritur për çështjen Hekuran BillaSejdarasi: Ta shpjegoj edhe Starmerin meqë më pyete. Starmeri ka rënë sepse nuk kishte mbështetje në parti.

Mziu: Pikërisht, as ky nuk ka. Por, ky i përjashton. E ke parë çfarë kërcënimesh i bën Spiropalit? Nuk guxon kush për t’iu afruar. Po Braçes? Po Xhafajt?

Sejdarasi: Mos u merr me kështu tani. A do flasim në emision siç flitet në emision apo do flasim kot? Ai që ka votat dhe që ka dhe partinë me vete, nuk largohet.

See also  Djali i vdiq në aksident, psikologia tregon bisedën me babain e një prej viktimave: Më tremb se s’ka lotMziu: Fiks për këto vota po çohemi ne sepse votat që ka marrë janë absolutisht të vjedhura.

Sepse vetë raporti i DASH-it dhe raporti i BE-së për 2025 thotë: Shteti, Partia Socialiste dhe grupet kriminale nuk kanë vijë ndarëse.

Sejdarasi: Ka 16 vjet është kjo punë kështu. 16 vjet ka vjedhur zgjedhjet ky? Është mandati i katërt, po rrëzojeni mër burrë se latë nam! Ngrihuni dhe rrëzojeni se është gjynah që ta mbani.

Të Ngjashme