Lajme

Plas “lufta” mes Gjykatës Kushtetuese dhe Avokaturës së Shtetit

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke kundërshtuar gjetjet sipas të cilave nuk ka reflektuar rekomandimet lidhur me të drejtën e aksesit në gjykimin kushtetues.

Raporti i dorëzuar në 23 qershor nga Avokatura e Shtetit në Kuvend, ka sjellë pakënaqësi nga Gjykata Kushtetuese. Madje në reagim trupa më e lartë e drejtësisë lë të kuptohet se kanë mbajtur edhe shënime.

Avokatura në dokument kritikon kushtetuesen për me mosmbajtjen e një qëndrimi për rekomandimet që vijnë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për ekzekutimin në kohë të vendimeve të saj.

Për Gjykatën Kushtetuese këto përfundime janë të nxituara dhe jo të matura, duke akuzuar se ka qëllim keqinformimin dhe vendosjen në diskutim të autoritetit të saj.

“Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keqinformuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut. Fillimisht, Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit”, thuhet në reagim.

See also  Edi Rama paralajmëron dorëheqjen, protestat po shkojnë te dera e kryeministrit për ta larguar nga zyra, mazhorancaMungesa e trupës së plotë në Kushtetuese për disa vite ka përplasur mbrojtjen me togat e zeza. Avokatura kritikon se palëve nuk iu respektuan të drejtat, pora nga ana tjetër gjyqtarët thonë qëllimisht në dokument fshihet konteksti kohor.

“Këto çështje janë shqyrtuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj dhe sollën nevojën për interpretimin e momentit nga i cili fillon të rrjedhë ky afat. Për sa i përket standardit të arsyetimit të vendimeve, raporti i Avokaturës së Shtetit nuk evidenton se çështja Frroku kundër Shqipërisë vendimi i datë 24 prill 2018 është shqyrtuar në një periudhë kur Gjykata funksiononte pa përbërjen e saj të plotë”, thuhet në reagimin e Kushtetueses.

See also  Aksident i rëndë/ Ambulanca përplaset me makinën, raportohet për të plagosurSipas gjyqtarëve kushtetues, Avokatura e Shtetit duhet të shmangë përfundimet që krijojnë perceptime të pasakta:

“Në këndvështrim të parimit të bashkëpunimit luajal, i cili bazohet në respektin e ndërsjellë për kompetencat e çdo institucioni dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe duke pasur parasysh se përgjegjësia për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nuk i përket vetëm një institucioni, Gjykata ka ofruar asistencën e nevojshme sa herë që Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve i GJEDNJ-së ka kërkuar informacion përmes Avokaturës së Shtetit, si dhe ka ndërtuar ura bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë”.

Gjykata e mbyll reagimin e saj, duke vënë theksin se janë të përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën dhe vendimet e GJEDNJ.

Të Ngjashme