Romeo Beckham dhe Mia Regan i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas 5 vitesh bashkë.
21-vjeçari, djali i Victoria dhe David Beckham, përmes një postimi në Instagram, u shpreh se ai dhe modelja janë ndarë, por do të mbeten miq.
“Mooch dhe unë kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashuri. Ne ende kemi shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të kemi një miqësi të fortë”, shkroi ai në një foto të të dyve.
Edhe Mia, në një postim të ngjashëm, shkroi në Instastory:
“Ky është Ro. Ne jemi rritur me njëri-tjetrin që kur kemi qenë 16 vjeç! Dashuria merr forma dhe rrugë të ndryshme, ndërsa ti rritesh. Ne nuk jemi më të fortë në aspektin romantik, por kemi shumë, shumë dashuri për njëri-tjetrin. Pas 5 vitesh e futëm njëri-tjetrin në friendzone*, heheh”.
Friendzone* – një situatë në të cilën dy persona janë miq. Njëri prej tyre ka interes romantik, ndërsa tjetri jo.
Mia dhe Romeo u njohën që kur ishin adoleshentë 16-vjeçarë. Në vitin 2019, ata u shfaqën publikisht në një event në Wimbledon. Gjatë viteve, Mia ka krijuar një raport të bukur me familjen Beckham dhe Victoria e përfshiu në një bashkëpunim për krijimin e një koleksioni xhinsesh në vitin 2022.
lokimagazine