Kuriozitete

Po mendon të rikthehesh me ish-in? Ja pesë pyetjet që duhet patjetër t’i bësh vetes!

Për të mos bërë një tjetër gabim, përpara se të nxitoni të hidheni në krahët e ish-it tuaj, është më mirë që të merrni pak kohë për veten tuaj, për të qartësuar mendimet

Përse nuk funksionoi herën e parë?

Nëse ish-i juaj ju kërkon që të riktheheni së bashku ose thjesht ju mendoni se keni bërë një gabim që u ndatë, duhet të kuptoni përse u ndatë në fillim. Mendoni nëse arsyeja për të cilën u ndatë do të vijojë të jetë një problem për ju apo jo.

Cilat janë arsyet për të cilat nuk duhet të rilidheni?

Në shumë raste, kur një partner është i dhunshëm, tjetri pëson ulje të mëdha të vetëbesimit dhe fillon të mendojë që askush nuk do të mund ta dojë kurrë. Një tjetër arsye e gabuar për t’u rikthyer me dikë është xhelozia. Mos lini këtë ndjenjë t’ju drejtojë.

Cilat janë arsyet e mira për t’u rikthyer me të?

Në pjesën më të madhe të rasteve, ribashkimet e suksesshme ndodhin pas ndarjeve që kanë si shkak kohën e gabuar apo distancën. Nëse ky është rasti juaj dhe mendoni që ish-i juaj ia vlen, keni një rast të mirë përpara. Por nëse ende nuk jeni gati t’i përkushtoheni atij si herën e parë, më mirë hiqni dorë.

A ju duhet të shpenzoni pak kohë vetëm përpara se t’i riktheheni lidhjes?

Të ndjesh mungesën e dikujt pas një ndarjeje është fare normale. Por përpara se të nxitoni të hidheni në krahët e ish-it tuaj, është më mirë që të merrni pak kohë për veten tuaj, për të qartësuar mendimet.