Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Nazif Cenaj, dyshohet se ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë dhe fikur zjarrin, por nuk ka mundur të dalë prej saj.
Ngjarja ka shkaktuar viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga hetimet./Top Channel
