Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest në Deçan.
Sipas Policisë, më 3 tetor 2026, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan kanë pranuar informatë lidhur me vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe kanë ndërmarrë menjëherë veprimet operative.
Rreth orës 11:15, në rrugën “Fatmir Nimonaj” në Deçan, policia ka lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet Xh. Th., i cili kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Gjatë arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse, për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.
