ShowBizzz

Po po, Kristi dhe Dea bëhen bashkë, do ti shohim së shpejti në program të “Top Channel”!

Gjatë ditës së sotme, Dea dhe Kristi vendosën që të krijonin zhurmë papritur në rrjet, teksa postuan disa foto që dukeshin qartazi që vinin nga i njeti vend, ndërsa mediat dhe fansat e tyre aluduan se mos ndoshta kishte dicka mes tyre.

Një arsye më shumë për të dyshuar ishte edhe deklarata e ish-banorit të “BBVIP” në “Shqipëria Live”, i cili u shpreh se “e dashura e tanishme ishte më e bukur se ato të mëparshmet”, duke nënkuptuar që ishte në një lidhje.

E duket se Kristi dhe Dea janë vërtetë bashkë, por jo në jetën personale (të paktën me aq sa dimë), por në programin “She’s On Top” që do të nisë këtë të dielë në ekranin e Top Channel, si gjithmonë si pjesë e “E Diell”.

TS Poll - Loading poll ...

Këtë dyshja e kanë konfirmuar në promon që sapo është transmetuar, teksa duket se do të jenë pjesë e jurisë.

View this post on Instagram

A post shared by @shesontop.tch