ShowBizzz

“Poem më pyeti pse nuk jemi më bashkë”, Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi vajzës ndarjen nga Ledri

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një nga momentet më të ndjeshme që ka përjetuar pas ndarjes nga Ledri Vula.

E ftuar në një intervistë për “X Media”, ajo foli hapur për raportin me vajzën e tyre, Poem dhe pyetjet e vështira që fëmijët bëjnë në situata të tilla familjare.

Sara tregoi se pyetja që e preku më shumë erdhi pikërisht nga vajza e saj. “Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri”, u shpreh ajo.

Sipas Sarës, ajo zgjodhi të ishte e sinqertë dhe t’ia shpjegonte situatën me fjalë të thjeshta, të përshtatshme për moshën e vajzës. Ajo i tregoi se marrëdhënia mes saj dhe Ledrit nuk po funksiononte më si më parë dhe se nuk po arrinin të merreshin vesh.

Por biseda nuk mbaroi aty. Poem e pyeti më tej: “Po ju mund ta rregulloni?”. Një pyetje që, sipas Sarës, ishte edhe më emocionale dhe e vështirë për t’u përballuar si nënë.

Ajo tha se i kishte shpjeguar vajzës se kishin provuar ta rregullonin marrëdhënien, por nuk kishte funksionuar dhe se ndarja ishte vendimi më i mirë për familjen.

Në fund, Sara theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur me fëmijët në raste të tilla, duke shtuar se sa më qartë t’u shpjegohet realiteti, aq më lehtë ata e kuptojnë dhe e pranojnë situatën.

Të Ngjashme