Lajme

Policia certifikon 21 operatorë të rinj të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Policia e Kosovës ka certifikuar 21 operatorë të rinj të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë.

Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”.

Operatorët e rinj kanë përfunduar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe përgatitjes, përfshirë trajnimin bazik tetëjavor.

Gjatë trajnimit intensiv, ata janë përgatitur në aspektin profesional, fizik dhe taktik, si dhe kanë zhvilluar shkathtësitë e nevojshme për reagim të shpejtë dhe veprim efektiv në situata të ndryshme operative.

Certifikatat për pjesëtarët e rinj u shpërndanë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Hoxha i përgëzoi operatorët për suksesin e arritur, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit.

Ai theksoi rëndësinë e disiplinës, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në përmbushjen e detyrave policore.

Të Ngjashme