Lajme

Policia dhe “Shqiponjat” aksion në Fier, rrethohet makina luksoze dhe shoqërohen disa persona

Policia e Fierit dhe forcat “Shqiponja” kanë rrethuar mbrëmjen e kësaj të marte një makinë luksoze në qytet.

Ndërsa dyshimet e para janë se Policia ka ndërhyrë mes disa të rinjve të cilët thuhet se po konfliktoheshin.

Paraprakisht raportohet se me të marrë njoftimin, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë zbarkuar në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt.

NEWS  Qeveria rregullon “turizmin” e administratës, ja si do të paguhen udhëtimet jashtë vendit me paratë e shqiptarëveBëhet me dije se mjeti luksoz është bllokuar në qendër të qytetit, ndërsa personat që thuhet se u përfshin në një debat të ashpër mes tyre janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Sakaq raportohet se po vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

NEWS  ‘Balluku’, grupi i PS refuzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Të Ngjashme