Policia e Kosovës ka ndarë 14 automjete të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e efikasitetit në terren dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës po vazhdon përpjekjet për rritjen e efikasitetit të punës së policëve të lagjes, duke synuar që ata të jenë më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.
Në kuadër të zbatimit të objektivave të Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimit të qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, Policia e Kosovës ka vazhduar mbështetjen për Divizionin e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë, 10 Gusht 2026,
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.
Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare.
Policia e Kosovës ka vazhduar me mbështetjen ndaj Divizionit së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, ku sot janë ndarë katërmbëdhjetë (14) vetura të reja hybride për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale si dhe një veturë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.
