Lajme

Policia gjen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën që kishte hyrë nga Serbia

Policia e Kosovës ka gjetur materiale me mbishkrime nxitëse në një veturë e cila kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Sipas PK-së, vetura të cilën e drejtonte shtetasi i Serbisë është ndaluar për kontroll në pikëkalimin në Merdarë.

Drejtuesi i automjetit me vendim të prokuronit është kthyer në Serbi.

“Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të Ngjashme