ShowBizzz

Policia interviston Edi Kuçin pas incidentit me Joz Markun

Edi Kuçi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, është intervistuar sot pasdite nga Policia e Kosovës.

Lajmin për intervistimin e tij e ka konfirmuar Klan Kosova.

Intervistimi i Kuçit vjen pas zhvillimeve të reja lidhur me rastin, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës ka kërkuar arrestimin e Joz Markut.

Prokurori kujdestar ka hapur me vetiniciativë rast penal ndaj Markut, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërkohë, Joz Marku ka reaguar lidhur me videon e incidentit, duke pretenduar se ajo nuk paraqet një ngjarje reale, por ka qenë pjesë e një skene aktrimi.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar ai.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit pas publikimit të videos, ndërsa zhvillimet ligjore vijojnë.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/09/joziii-1.mp4

Të Ngjashme