Lajme

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi një ditë më parë në një lokal në Gjakovë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Megjithatë, viktima ka pësuar lëndime trupore jo nga arma e zjarrit, por nga një mjet tjetër i përdorur gjatë incidentit.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë si dhe një gëzhojë, që dyshohet të jenë përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të Ngjashme