Policia e Kosovës ka mbajtur takim koordinues me koordinatorët e Drejtorive Rajonale të Policisë për Projekte dhe Komunitet, ku është diskutuar për masat e sigurisë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027.
Në takim është diskutuar për koordinimin me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtoritë e shkollave, si dhe për masat parandaluese, përfshirë patrullimet, ligjëratat dhe aktivitetet për rritjen e sigurisë së nxënësve.
“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi për dy tema konkrete”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tema tjetër e diskutuar ishte organizimi i aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së Policisë.
Në fund të takimit, koordinatorët u furnizuan me materiale edukative dhe ndërgjegjësuese, të cilat do të përdoren nga zyrtarët policorë gjatë ligjëratave dhe aktiviteteve për fëmijë.
