Policia e Kosovës shpëtoi sot një të moshuar, që kishte rënë aksidentalisht në një bunar në fshatin Muzeqinë të Shtimes, derisa ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e tij.
Në njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se njëri nga policët është futur rreth 10 metra në bunar, ku ka arritur ta sigurojë personin me litar, ndërsa dy policë të tjerë kanë bërë tërheqjen dhe kanë arritur ta nxjerrin atë të gjallë.
“Personi i shpëtuar fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, njoftoi Policia.
