Lajme

​“Politika nuk dallon shumë me aktrimin…”, Haxhiu flet për filmin e muzikën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të pestë të Festivalit “PrizrenFest”.

Haxhiu tha se në rrethanat politike që janë paksa të ndërlikuara, filmi e muzika secilit i ndihmojmë që t’i tejkalojë këto momente në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi sipas saj, kur e sheh një film të mirë apo shfaqje, a kur e dëgjon një këngë të mirë, përqendrohesh aty dhe nuk mendon për gjëra të tjera.

Ajo u pyet edhe për filmin e preferuar dhe aktorin e saj të preferuar, teksa tha se filmat që ajo i pëlqen kryesisht kanë të bëjnë me drejtësinë, sakrificën, moralin e kufijt njerëzorë.

Haxhiu tregon për filmat e preferuar e aktorin e saj më të pëlqyer

“Ka shumë filma, ka shumë zhanre, por kryesisht dramën dhe aksionin. Një prej filmave që po më kujtohen ose që ia vlen t’i përmendi janë “12 angry man” dhe “Dark night”, janë disa prej filmave që unë i kam parë më herët, janë filma që kryesisht kanë të bëjnë me drejtësinë, sakrificën, moralin, kufijtë njerëzorë e të tjera këto. Ka shumë filma, por po e përmend “Rrugën e shkronjave”. Po e përmendi, ka shumë aktorë, problemin e kam që nëse e përmendi një aktor shqiptar, mos po hidhërohen të tjerët. Ajo çka besoj se është e rëndësishme edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë është se ne kemi shumë talente, si të teatrit, si të filmit. Ka shumë shfaqje e shumë filma në të cilat luajnë artistë të vlefshëm e aktorë të mirë”, tha Haxhiu, raporton KosovaPress.

Haxhiu po ashtu foli edhe për aktorin më të mirë të politikës kosovare, duke thënë se politika nuk dallon shumë nga aktrimi. Veçse nuk dha emër.

Haxhiu për aktorin më të mirë të politikës: Politika s’dallon shumë me aktrimin, sidomos te disa

Aktori më i mirë i politikës kosovare? Politika me aktrimin nuk është që dallon shumë, sidomos tek disa.  

Të Ngjashme