LifeStyle

Postimi – Maluma bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë djali i tij

Familja e Maluma-s është zgjeruar. Këngëtari kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gómez, janë bërë prindër për herë të dytë, këtë herë të një djali.

Lajmin e bëri publik vetë artisti përmes Instagramit, ku ndau një fotografi nga materniteti. Në imazh, Maluma shfaqet me të porsalindurin në krahë, pranë Susana-s, duke prezantuar kështu edhe anëtarin më të ri të familjes.

Çifti ka zgjedhur për të birin emrin Orión Londoño Gómez.

Sipas raportimeve të mediave kolumbiane, Orión ka ardhur në jetë më 14 shtator në Medellín, qyteti ku ka lindur dhe është rritur vetë Maluma./CLASS

Të Ngjashme