E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandant Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).
Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, vizita thekson vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, si dhe angazhimin e këtij misioni për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Takimi vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, ku KFOR-i luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.
Ambasada Amerikane ka vënë në pah rëndësinë e misionit të KFOR-it dhe përkushtimin e tij ndaj sigurisë së të gjitha komuniteteve, në përputhje me mandatin e misionit të udhëhequr nga NATO-ja.
