ShowBizzz

Prekëse/ Ronaldo Sharka publikon thirrjen e fundit të të atit në telefon

Ronaldo Sharka i preku të gjithë me historinë e tij para pak muajsh në “Big Brother VIP” ku rrëfeu se babai i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.

Asokohe, i ati e surprizoi edhe në shtëpinë e famshme ku u shpreh krenar për të birin. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta pak pasi moderator doli nga formati.

Ditën e sotme Ronaldo ka bërë një postim prekës në Instagram.

TS Poll - Loading poll ...

Ai ka ndarë një screenshot ku tregon telefonatën e të atit duke shkruar:

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”.