LifeStyle

Premtimi dhe reagimi – Aktorja e filmave për të rritur i premton ‘natë të zjarrtë’ portierit të PSG-së, reagon bashkëshortja

Një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në prag të finales së UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain-it dhe Arsenalit.

Portieri i PSG-së, Matvey Safonov, është bërë protagonist i një historie virale pas një mesazhi të publikuar nga aktorja e filmave për të rritur, Mary Rock, e cila i premtoi një “natë të zjarrtë” për çdo pritje që ai do të bëjë në finalen e 30 majit.

Aktorja publikoi një video-mesazh ku i uronte fat portierit rus dhe e motivonte për sfidën e madhe ndaj Arsenalit. Megjithatë, reagimi më i komentuar erdhi nga bashkëshortja e futbollistit, Marina Kondratiuk.

Ajo reagoi me humor në rrjetet sociale, duke ironizuar idenë e “netëve të zjarrta” për bashkëshortin e saj.

“Një aktore pornografike i uroi fat burrit tim për finalen e Championsit dhe i premtoi një natë të zjarrtë për çdo pritje”, shkroi Marina në Threads.

Më pas ajo shtoi me ironi:

“Ajo nuk e di që për të, një natë e zjarrtë do të thotë të zgjidhë fjalëkryqe, të shohë emisionin ‘Çfarë? Ku? Kur?’ dhe të flejë në orën 23:30, sepse duhet të zgjohet herët për stërvitje.”

Image

Komentet e saj janë bërë menjëherë virale dhe kanë shkaktuar shumë reagime pozitive nga tifozët në rrjetet sociale.

Safonov, 27 vjeç, iu bashkua Paris Saint-Germain në verën e vitit 2024 nga Krasnodari për rreth 20 milionë euro. Pas një sezoni fillestar si rezervë e Gianluigi Donnarumma-s, portieri rus ka fituar vendin e titullarit këtë sezon, duke lënë pas edhe konkurrencën e Lucas Chevalier.

Rëndësia e tij për skuadrën është rritur ndjeshëm, pasi ai ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e fazës me eliminim direkt në Champions League këtë sezon.

Në ndeshjen e fundit ndaj Lens, ku PSG fitoi 2-0 dhe siguroi titullin e 14-të kampion në Ligue 1, Safonov u shpall lojtari më i mirë i takimit falë tetë pritjeve vendimtare.

Të Ngjashme