Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026, duke bërë të ditur se aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj kanë kushtuar gjithsej 12,421.39 euro.
Në sqarimin e Presidencës thuhet se këto shpenzime i përkasin periudhës nga 4 prilli 2026, kur Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.
Zyra e Presidentes thekson se publikimi është bërë për të informuar saktë opinionin publik dhe për të shmangur çdo paqartësi lidhur me të dhënat për shpenzimet zyrtare.
Po ashtu, Presidenca ka ftuar mediat dhe palët e interesuara që për çdo informacion apo sqarim shtesë t’i drejtohen institucionit, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë ndihmon në raportim të plotë dhe shmang krijimin e perceptimeve të pasakta përmes paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave.
Sipas njoftimit, bashkë me sqarimin është publikuar edhe pasqyra e plotë e shpenzimeve për periudhën prill–qershor 2026./teve1.info/
