Lajme

Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.

NEWS  Thjeshtohen procedurat për pasaportë/ Aplikim në çdo zyrë, ja hapatNë dekretin e firmosur më 30 korrik 2026, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Gjithashtu, Presidenti Begaj ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.

NEWS  Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e MesmeFinancimi përmes programit FMF synon të mbështesë modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë dhe rritjen e ndërveprimit me strukturat e sigurisë së aleancës euroatlantike.

Të Ngjashme