Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ajo ka vlerësuar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke veçuar edhe rëndësinë e bursave MEXT për studentët kosovarë.
Një ndër çështjet e diskutuara ishte edhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.
Po ashtu, presidentja ka theksuar rëndësinë e lehtësimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen japoneze për aspiratat e vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në fund, Shiroka Pula ka vlerësuar rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
