LifeStyle

Princi William dhe Princesha Kate ndanë një foto të re me rastin e 15-vjetorit të martesës së tyre

Princi dhe Princesha e Uellsit ndanë një foto të re familjare me rastin e 15 vjetorit të martesës, shkruan BBC.

Fotografia tregon se si Princi William dhe Catherine, Princesha e Uellsit, janë shtrirë në bar, duke buzëqeshur, së bashku me fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, dhe qenin e tyre gjatë pushimeve të Pashkëve, shkruan BBC .

Fotografia është bërë në Cornwall nga fotografi Matt Porteous.

View this post on Instagram A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Fotografia u nda në rrjetet sociale me një emotikon në formë zemre dhe përshkrimin: “Duke festuar 15 vjet martesë”.

Çifti mbretëror u martua në Westminster Abbey në Londër në vitin 2011, në një ceremoni të ndjekur nga miliarda njerëz në të gjithë botën në televizion.

Princi dhe princesha, të cilët u takuan në Universitetin St Andrews, kaluan tre vitet e para të martesës së tyre në Anglesey, ku Princi William po stërvitej si pilot helikopteri kërkim-shpëtimi i RAF.

“E adhurova kohën këtu. Ishte fantastike… Më mungon. Më mungon puna, më mungon shoqëria”, tha Princi William.Çifti mbretëror mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Princin George, në vitin 2013. Princesha Charlotte lindi dy vjet më vonë, dhe Princi Louis në vitin 2018.

 

Të Ngjashme