Lajme

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Kanë nisur përgatitjet në Prishtinë për Marshin e 12 Shtatorit, i cili do të mbahet para shpalljes së verdiktit final të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Marshi është organizuar nga Platforma “Liria ka Emër”.

Në sheshin “Skënderbeu” ka filluar të përgatitet skena, ku sot do të mbahet programi i organizuar në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, sheshet e Prishtinës janë mbushur edhe me qytetarë, ndërsa disa persona kanë vendosur tezga për shitjen e flamujve dhe simboleve të tjera kombëtare.

Në orën 14:00 do të nisë marshi “Kosova po Pret”, i organizuar nga Platforma “Liria ka Emër”.

Të Ngjashme