Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sot po e shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit me një varg aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe sportive të organizuara nga Komuna e Prishtinës.
Një nga ngjarjet kryesore të ditës ishte Marshi i UÇK-së, i cili nisi në orën 12:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skënderbeu”.
Marshi u organizua nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët parakaluan të veshur me uniformat e UÇK-së.
Përveç marshit, gjatë mëngjesit janë mbajtur homazhe dhe një seancë solemne, ndërsa aktivitetet për shënimin e kësaj dite pritet të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes në kryeqytet.
