Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova.
Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.
Në përditësimin e fundit shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend.
Sipas përditësimit të orë 09:19, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, në Vërmicë deri 15 minuta kurse në Jarinje, Bërnjak dhe Merdarë deri në 10 minuta.
