Lajme

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, me qarkullim normal dhe pa kolona automjetesh.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:00, pritjet për automjetet në shumicën e pikave kufitare variojnë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin deri në 10–15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta.

Për kamionët dhe automjetet e rënda, pritjet janë gjithashtu minimale në të gjitha pikat kufitare, pa kolona të raportuara në asnjërën anë.

Autoritetet theksojnë se qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa të mëdha.

Të Ngjashme