Lajme

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Pritje janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, me fluksin më të madh të automjeteve në Jarinjë.

Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 15–20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 300 metra.

Në Merdarë, pritjet janë 10–15 minuta, me kolonë deri në 100 metra. Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, udhëtarët po përballen me pritje prej 5–10 minutash.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i qetë, me pritje të shkurtra ose pa vonesa të theksuara.

Në dalje nga Kosova, aktualisht nuk raportohen pritje të konsiderueshme./teve1.info/

Të Ngjashme