Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për identfikimin e personit të dyshuar për kërcënim ndaj deputetit, Ramush Haradinaj dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore.
Ky veprim i Prokurorisë sipas njoftimit është bërë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimet për kërcënim.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
I dyshuari, një mërgimtar të mërkrunë në Kuvend tha se “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiq 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet 40, 50, 100, duhet me u pushkatu”.
