Prokuroria e Speciale e Kosovës ka kërkuar dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë.
Kërkesa e Prokurorisë është bërë në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në fjalën përfundimtare të saj.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit. /teve1.info/
