Lajme

​Protesta e studentëve në Shkup, Hamza: Jam pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën

Një protestë e dytë studentore pritet të mbahet në Shkup nesër (e hënë, 18 maj), pasi studentët shqiptarë janë të revoltuar që provimi i jurisprudencës nuk po mbahet në gjuhën shqipe.

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, doli në përkrahje të ksaaj proteste.

“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.

Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij.

Jemi me ju”, u shpreh Hamza.

Të Ngjashme